Pacolli: Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje me PAN-in për qeverinë

E publikuar: 24/08/2017 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dështimit të seancës së gjashtë për konstiuimin e Kuvendit, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli në një prononcim për media ka thënë asnjëherë nuk është takuar me përfaqësuesit e PAN për ndarje postesh, apo detyrash.

“Ju garantoj se takimet mes miqve të LDK-së, VV-së mund të ndodhin rastësisht, Por nuk kanë ndodhur takime për mu radhit AKR-ja për ndonjë marrëveshje apo ndarje postesh. Asnjëherë ska pas takim me askënd për ndarje postesh, apo detyrash”- tha Pacolli, raporton Express.

Ai ka insistuar që për një vit të krijohet një qeveri gjithpërfshirëse që do të kalonte proceset e mëdha në të cilat ka ngecur Kosova./Express