Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, para studios së një televizioni.
“Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare”, ka shkruar Pacolli.
Ai tha se solidarizohet gjithmonë me Policinë e Kosovës, por jo edhe me “politizimin e saj”.
“Unë jam i bindur se po të kishte ftesë Mollqaj, vetë do të lajmërohej aty ku do të ftohej”.
Reagimi i plotë:
Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej.


















