Virusi COVID-19, deri tani në Kosovë ka prekur 799 persona, 249 nga personat e infektuar janë shëruar kurse 24 kanë ndërruar jetë.
Për momentin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të hospitalizuar 33 persona me COVID-19, ndërsa që nga paraqitja e rasteve të para me virus në Klinikën Infektive janë hospitalizuar gjithsej 130 persona, transmeton Telegrafi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë dhe institucionet tjera shëndetësorë në vazhdimësi janë duke bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi vetëm kështu mund të parandalojnë përhapjen e virusit.
Ndërsa që nga 15 prilli, në vendin tonë kanë hyrë në fuqi masat e reja për qarkullim, ky qytetarëve iu lejohet të lëvizin vetëm 90 minuta brenda 24-orëve, dhe orari i lëvizjes përcaktohet në bazë të letërnjoftimit ( numrit të parafundit personal).
Megjithatë, këto masa pritet të lehtësohen pas datës 4 maj, kështu ka njoftuar ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, në tri ditët e fundit në Kosovë ka rënie të numrit të personave të infektuar me coronavirus.
Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi brenda Klinikës Infektive, ku po trajtohen pacientët e prekur me COVID-19: