Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë (VIDEO)

E publikuar: 02/06/2025 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka folur rreth takimit të zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

“Sot një person, një qytetar [Besnik Bislimi] i Republikës së Kosovës ka shku me fol me Serbinë për Kosovën”, u shpreh Paçarizi në “Rubikon” të Klan Kosova.

Lidhur me këtë, reagoi analisti Azdren Shala, i cili tha se Bislimi theu ligjin, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa gazetari Vullnet Krasniqi tha se Bislimi ka qenë i ftuar nga dikush, megjithëse për këtë Paçarizi tha se nuk ka të drejtë të shkojë në një takim të tillë.