Si asnjëherë deri më tash një numër i madh qytetarësh ka marrë pjesë në sondazhin e Koha.net, me pyetjen “A i konsideroni të ligjshme vendimet e Kuvendit pa opozitën?”.
Në këtë anketë u përfshinë 25348 qytetarë, vizitorë të portalit tonë.
Ndërsa në pyetjen “A i konsideroni të ligjshme vendimet e Kuvendit pa opozitën?” 76, 7 për qind e 25348 votuesve, ose 19446 sish, mendojnë se vendimet e Kuvendit pa opozitën janë të paligjshme.
Vetëm 5414 votues ose 21.4 për qind e numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve në votim janë përgjigjur pozitivisht, dhe 488, ose 1.9 për qind, nuk kishin përgjigje.