Në sallën e Kuvendit është hedhur gaz lotsjellës, ende pa filluar mbledhja. Raportuesit e Kohës Ditore nga vendi i ngjarjes theksojnë se është urdhëruar hapja e të gjitha dyerve të sallës. Efektet e gazit po ndihen edhe jashtë sallës.
Nuk dihet kush e ka aktivizuar gazin lotsjellës. Seanca e Kuvendit është thirrur për orën 16.



















