Ozil sjell Draxlerin në Arsenal?

E publikuar: 17/12/2016 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka kërkuar nga “Topçinjtë” të transferojnë shokun e tij të ngushtë, Julian Draxler.

Draxler i cili duket se do të largohet nga Wolfsburg në janar pas formës së dobët, është i lidhur për një kalim të mundshëm në “Emirates”.

Për transferimin e Draxlerit në Arsenal, rol të rëndësishëm mund të luaj edhe Ozil i cili është shok i ngushtë me lojtarin 23-vjeçar.

Draxler kërkohet edhe nga skuadrat e mëdha evropiane si, Paris Saint-Germain dhe Tottenham./IndeksOnline/