Mesut Ozil ka folur për shkëmbimin e fanellës me Kondogbian.
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka mbrojtur vendimin e tij për shkëmbimin e fanellës me Geoffrey Kondogbias.
Ozil u kritikua pasi ndërroi fanellën me Kondogbian në përfundim të pjesës së parë.
“Geoffrey Kondogbia ma kërkoi fanellën në tunel. Por, sinqerisht, a nuk ka diçka më të rëndësishme për të diskutuar për një ndeshje të tillë sesa për një shkëmbim fanelle?”, u shpreh i inatosur Ozil.