Lajmet

OVL-UÇK mirëpret pafajësinë e Sami Lushtakut dhe të bashkëluftëtarëve tjerë

28.07.2026 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
OVL-UÇK mirëpret pafajësinë e Sami Lushtakut dhe të bashkëluftëtarëve tjerë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës për shpalljen të pafajshëm të Sami Lushtakut dhe të bashkëluftëtarëve tjerë.

Ky vendim, sipas OVL-UÇK, është një dëshmi e radhës se drejtësia, me gjithë vonesat, “në fund duhet të mbështetet vetëm mbi prova e fakte, e jo mbi akuza të pabazuara apo paragjykime”.

“Përpjekjet e vazhdueshme për të njollosur figurat e luftës çlirimtare dështojnë përballë të vërtetës. Pastërtia e luftës së UÇK-së dhe sakrifica e pjesëtarëve të saj mbeten vlera sublime që nuk mund të tjetërsohen nga asnjë proces i rremë apo presion publik”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.

Organizata tha se rikonfirmon qëndrimin e saj se “çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet mbi parimet më të larta të ligjit, duke respektuar të drejtat e secilit qytetar dhe prezumimin e pafajësisë si shtyllë kryesore të një shteti të së drejtës”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, lidhur me akuzën për veprat penale “Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal”, “Pengim i dëshmisë apo procedurës zyrtare” si dhe “Frikësim gjatë procedurës penale”.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska dhe anëtarët Kushtrim Shyti dhe Rrahman Beqiri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Time Kadrijaj reagon për lajmin e rremë të Elvis Hoxhës: As Beogradi s’ju shpëton

Konjufca – Zelenskyt: Kosova ka qëndruar me Ukrainën, nuk pranon të vendoset nën hijen e integritetit territorial të Serbisë

Vezët ndaj Kurtit në Kuvend, The Guardian: Në vitin 2015 ngjashëm u qëllua Isa Mustafa

“Vezë për Kurtin në mes të krizës politike”, DW rikujton se ndërprerja e seancave me gaz është specialitet i VV’së

Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, pasi po e maltretojnë popullin tonë

Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Zelensky nga Beogradi thotë se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Tahiri: Po abuzohet me Kuvendin, po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme