OVL: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare” – Protestë gjithëpopullore në Prishtinë më 9 korrik 2020

E publikuar: 02/07/2020 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, në mesin e përfundimeve tjera pas takimit të mbajtur me datën 30.06.2020 njoftuan se do të mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me daten 9 korrik 2020 me moton ‘Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare’.

Kjo është komunikata e plotë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së:

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, pas takimit të mbajtur me datën 30.06.2020 dolën me këto përfundime:

  1. Në mënyrë unanime, edhe një herë u tha se jemi kundër gjykatës së tillë speciale me seli në Hagë,
  2. U konstatua se bërja publike e ngritjes së aktakuzës së pakonfirmuar        dhe momenti në të cilin u bë, tregon qartë atë që është thënë vazhdimisht se kjo gjykatë e sidomos prokuroria në Hagë, është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin,
  3. Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi,
  4. Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshoj ligjin për gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë,
  5. Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare“.