Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka theksuar se nderimi për të rënët në Reçak do të mbetet obligim për çdo shqiptar.
Sipas OVL-së, dëshmorët dhe martirët e rënë në Masakrën e Reçakut dhe gjithandej atdheut do të kujtohen brez pas brezi, si simbol i sakrificës për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.














