Osmanit kërkohet të zgjidh ngërçin me grevën: Ajo ka ndikim te Kurti

E publikuar: 09/09/2022 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë nga radhët e AAK-së, Jonuz Salihu, ka folur për situatën e krijuar si rezultat i grevave të mësimdhënësve.
Ai ka thënë se Kurti duhet të takohet me urgjencë me Rrahman Jasharajn në kërkim të një zgjidhje, derisa ka bërë thirrje që presidentja Osmani të angazhohet edhe me një përpjekje të radhës që e hëna të jetë ditë mësimi.

“Kryeministri me urgjencë duhet të takohet. Nuk është turp që presidentja me e pas edhe një takim. Unë besoj që ka ndikim te kryeministri”, ka thënë Salihu për T7.

Ai ka kujtuar faktin se Kurti dhe Osmani i kanë fituar zgjedhjet dhe potencon se bashkë me pushtetin vijnë edhe përgjegjësitë.

“Problemi është që ata janë në koalicion. I kanë fitu zgjedhjet. Me një përqindje të madhe. Veç pushteti s’merret por edhe obligimet.

E lus presidenten që të bëjë përpjekje që e hënja e ardhshme të na ze me zhurmën e ziles”, ka thënë në fund Musliu.