Osmani: Vuçiq po kërcënon me luftë të dhunshme

E publikuar: 12/11/2020 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëse nuk do të ketë zgjidhje përmes procesit të dialogut me Kosovën, atëherë mund të vijë deri te shpërthimi i një konflikti të ngjashëm me Nagorno-Karabak.

Osmani në një postim në Twitter ka kërkuar nga NATO dhe BE-ja të reagojnë ndaj këtyre deklarimeve luftënxitëse të kreut të shtetit serb.

“Pres nga BE dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, shkruan Osmani.