Presidentja Vjosa Osmani, në prag të ndërrimit të motmoteve, ka vizituar policët në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin “Belvedere”.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se bashkë me të ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin tha se policët i falënderuan për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
“Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Po ashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”, ka thënë Osmani.