Osmani: Vizitë e rëndësishme në ShBA. Pjesa më e rëndësishme takimi me sekretarin Blinken

E publikuar: 30/07/2022 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani-Kurti

Osmani-Kurti

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, janë rikthyer nga vizita e tyre disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një konferencë të thirrur për media, Osmani ka thënë se qëndrimi i tyre në ShBA është shoqëruar me vizita të rëndësishme, ku më kryesorja ndër to ishte ajo me sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Presidentja ka theksuar marrëveshjen e bërë me MCC-në, e cila parasheh investim 236 milionësh në fushën e energjisë, duke e quajtur atë si një nga marrëveshjet më të suksesshme në dekadat e fundit.

“Marrëveshja me MCC-në është investimi më i madh në dekadat e fundit” ka thënë presidentja.

Tutje, ajo ka thënë se sekretari Blinken ka përshëndetur reformat e bëra në Kosovë, si dhe gatishmërinë e vendit për të vazhduar partneritetin.