Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj të përzemërta për Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, dhe të gjithë popullin portugez me rastin e Ditës së Portugalisë.
Në një postim publik, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kësaj dite të veçantë për popullin portugez dhe shprehu dëshirën për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Portugalisë.
“Urime Presidentit Marcelo Rebelo de Sousa dhe të gjithë popullit portugez me rastin e Ditës së Portugalisë! Ndërsa ju shënoni këtë ditë të veçantë, ne gjithashtu presim me padurim thellimin e mëtejshëm të lidhjeve midis vendeve tona përmes një bashkëpunimi më të fortë, miqësive më të ngushta dhe angazhimeve të përbashkëta. Gëzuar Ditën e Portugalisë!”, shkroi Osmani.

















