Osmani: Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, vazhdoni ta ngritni lart flamurin tonë

E publikuar: 03/03/2024 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar vajzat hendbolliste të U18 për arritjen dhe fitoren e tyre në Uzbekistan dhe kualifikimin për Kampionatin Botëror.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vajzat kosovare e kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë.

“Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve për kualifikimin në Kampionatin Botëror”.

“Vazhdoni të ngritni lart flamurin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.