Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdogan, do të marrë pjesë Forumin Diplomatik të Antalisë

E publikuar: 11/04/2025 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Osmani në Forumin e Antalisë do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

Gjatë punimeve të Forumit, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.