Osmani tregon nëse do të jetë partnere e VV pas formimit të partisë së re

E publikuar: 08/09/2020 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjosa Osmani pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës pret të formojë një iniciativë të re politike.

Ajo ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, por ka mbyllur të gjitha rrugët për një aderim të mundshëm në subjektet tjera politike.

Në Prime Time në Kanal 10, Vjosa Osmani tha se pas formimit të iniciativës do të shikojë mundësitë e bashkëpunimit me partinë e Albin Kurtit.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjithmonë kam thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e konsideroj si partnere të vetme. Duhet të ketë një bashkim forcash për ta mposhtur të keqen”, është shprehur ajo.