Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

E publikuar: 24/09/2023 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se të gjithë i janë krah Policisë së Kosovës.

Ajo tha se terroristët s’na zmbrapsin, por sipas saj, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë.

“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës. Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar tutje Osmani.