Osmani: Tërrnja – Plagë e Pashuar, Kujtim i Përjetshëm

E publikuar: 25/03/2025 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përkujtim të masakrës së ndodhur në fshatin Tërrnje të Suharekës më 25 mars 1999, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se ky është një kujtim i përjetshëm për sakrificën dhe dhimbjen e popullit shqiptar për liri.

Ajo kujtoi se forcat gjenocidale serbe masakruan 46 martirë, përfshirë gra, pleq e fëmijë, duke i dhënë gjithçka për atdheun.

Osmani nënvizoi se Tërrnja është një plagë e hapur dhe një betim për të mos harruar asnjëherë ata që dhanë jetën për liri.

Ajo shtoi se ende 8 banorë të fshatit janë të zhdukur me dhunë. “Lavdi e përjetshme martirëve të Tërrnjes,” tha ajo.