Osmani: Të kesh Kosovën në KiE është fitore për të drejtat e njeriut

E publikuar: 29/03/2024 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Ajo në një postim në X, thotë se pranimi i Kosovës në KiE është fitore për të drejtat e njeriut.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Asamblesë së APKE-së që po na mbështesin në këtë kauzë. Të kesh Kosovën në Këshillin e Europës do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut”.

Dy ditë më parë, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka miratuar raportin e e hartuar nga raportuesja greke, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të ftohet të bëhet anëtare e Këshillit të Europës./Express/