Osmani takon presidentin e Sirisë në Turqi, flamujt shtetërorë mbi tavolinë pavarësisht nga mosnjohja e pavarësisë

E publikuar: 11/04/2025 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas, u takua edhe me presidentin e ri të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, shkruan medium sirian “Levant24”, transmeton Gazeta Express.

Në këtë takim, flamujt e dy shteteve kanë qenë prezent mbi tavolinën e takimit, pavarësisht që Siria ende s’e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në Turqi, ka takuar edhe presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan.