​Osmani takon Prattipati

E publikuar: 09/10/2025 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe pritjet rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, raporton KosovaPress.

Osmani dhe Prattipati diskutuan gjithashtu mbi takimet dhe bisedat e zhvilluara me presidentin e SHBA-së Donald Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.