Osmani takon Milanoviq: Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

E publikuar: 03/04/2025 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se sot në Sofje ka takuar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, shkruan InfoSot.

Ajo shprehet se Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.

Osmani shkruan në Facebook-un e saj se “Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”.