Osmani takon mërgatën shqiptare në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë

E publikuar: 27/02/2022 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me mërgimtarë shqiptarë në Turqi.

Në kuadër të vizitave që Osmani i ka zhvilluar në shtetin turk, ajo është takuar edhe me shqiptarë që jetojnë në këtë shtet. Ajo ka thënë se mërgata është shpirti dhe zemra e Kosovës.

“Mërgata jonë kudo është shpirti dhe zemra e Kosovës”, ka shkruar presidentja në një postim në Facebook.

Tutje ajo ka thënë se i ka ftuar ata që të investojnë në Kosovë.

“Pata nderin t’i takoj, t’i përgëzoj dhe t’i uroj që Kosovën ta shohin jo vetëm si vend ku i vizitojnë familjarët e të afërmit, por edhe si mundësi për investime”, shtoi ajo.