Osmani takon Kurtin, Konjufcën e Gërvallën – flasin për dialogun e përqendruar në njohje

E publikuar: 07/02/2022 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, kanë zhvilluar sonte takim të përbashkët.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja Vjosa Osmani, e cila shkruan në facebook, se kanë diskutuar për nismat në fuqizimin ndërkombëtar dhe angazhimin në dialogun e përqendruar në njohje.

”Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”.