Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.
Osmani ka thënë se duhet të zbatohet në plotni marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit.
Në këtë takim Osmani dhe Guerot kanë diskutuar për bashkërëndimin me parnerët rreth qëllimit të përbashkët për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. Presidentja e Kosovës ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë mes aleatëve për të arritur fuqizmin ndërkombëtar të Kosovës.
Osmani vlerësoi raportet me Francën dhe konfirmoi partneritetin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, i cili i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon.