Osmani takon Ambasadorin britanik, në fokus respektimi i rendit kushtetues dhe konstituimi i Kuvendit

E publikuar: 22/07/2025 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe hapat e mëtejmë për konstituimin e Kuvendit, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.