Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve me ambasadorë evropianë, ka takuar ambasadorët e Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut.
Osmani ka ritheksuar në takim me ambasadorët se Kosova është vendi më proevropian dhe se populli i sa i ndan të njëjta vlera me popujt e tjerë evropianë. Në këtë kontekst, ka potencuar se Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret për liberalizim vizash, ndaj sipas saj, duhet zbatuar rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave.
Sipas Osmanit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbetet peng i teknikaliteteve të reja dhe se vendimmarrja politike duhet të ndodhë gjatë Presidencës Çeke, ndërkaq hyrja në fuqi sipas praktikave paraprake.
Në të njëjtën kohë, presidentja diskutoi me ambasadorët rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me të cilën gjë qytetarëve të Kosovës u mundësohet fuqizimi i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e ligjit.