Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e NATO-s Ruge: Folëm për rrugën e Kosovës përpara, në forcimin e sigurisë

E publikuar: 24/11/2024 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidentja Vjosa Osmani dhe Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja Vjosa Osmani dhe Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Në një postim në Facebook ajo ka theksuar se kanë diskutuar për rrugën e Kosovës në forcimin e sigurisë e stabilitetit.

“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.