Osmani takoi ambasadorët e Kuintit dhe të Zyrës së BE-së

E publikuar: 05/11/2020 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, takoi sot shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë,z. Tomas Szunyog, si dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit.

Në kumtesën e lëshuar nga presidenca thuhet se Osmani i informoi ambasadorët e Kuintit me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e saj si ushtruese e detyrës së Presidentes në ruajtjen e stabilitetit institucional, unitetin politik, si dhe maturinë dhe kujdesin të cilin institucionet e vendit po e tregojnë në këtë fazë.

Ajo tha se do të punojë fuqishëm me të gjitha institucionet e vendit, partitë politike dhe ambasadat e vendeve mike, për ta forcuar më tej jetën politike dhe institucionale në vend.

Ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe ai i BE-së e siguruan u.d. Presidenten Osmani për përkrahjen e mëtejme të vendeve të tyre për popullin dhe institucionet e Kosovës, si dhe i dëshiruan sukses në përgjegjësitë e reja, të cilat ia jep Kushtetuta e vendit.