Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbanon.
Bëhet e ditur se Osmani e Barbano folën në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimin e ligjit, ku theks të veçantë pati situata në veri në vijën kufitare me Serbinë.
“Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillë dhënie.”
Më tej, bëhet e ditur se Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin.