Osmani takohet me Rubion në SHBA, thotë se pati bisedë përmabajtësore me sekretarin e shtetit amerikan

E publikuar: 24/09/2025 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio.

Këtë takim Osmani e realizoi në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Osmani përmes një postimi në Facebook tha se me Rubion kishte një bisedë përmbajtësore.

“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, tha Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.