Osmani takohet me Prattipat-in, flitet për partneritetin me Amerikën

E publikuar: 06/11/2025 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me sigurinë.

Në këtë kontekst, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar.

“Si gjithnjë, rikonfirmoj përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka theksuar Osmani.

Ajo gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Partneriteti me SHBA-të është strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës”, tha Osmani.