Osmani takohet me Kancelarin Scholz, flasin për integrimin euroatlantik të Kosovës

E publikuar: 18/07/2024 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në këtë takim është bërë një diskutim i rëndësishëm lidhur me angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, tha Osmani.