Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel, ka falënderuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.
Ajo ka theksuar se, pavarësisht njoftimit për heqjen e pjesshme të masave, është e domosdoshme që ato të hiqen plotësisht, pasi sipas saj, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Osmani ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Kallasin dhe partnerët ndërkombëtarë deri në heqjen e plotë të masave.

















