Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e disa shteteve të Bashkimit Evropian.
Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për mbledhjen e grupit punues për vizat të Këshillit lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ndër të tjera Osmani falënderoi ambasadorët për mbështetjen e dhënë për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke përkujtuar se Raporti vjetor për Kosovën ka bërë të ditur se vendi unë ka përmbushur të gjitha kriteret për viza.
“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu besimin që kërkesat teknike të ngritura nga disa prej shteteve anëtare të BE-së lidhur me ETIAS, sistemin evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, të mos ndikojnë në vendimmarrjen politike dhe caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke prezantuar argumentet se një situatë e kundërt do t`i vendoste qytetarët e Kosovës më pozitë diskriminuese”, thuhet në komunikatë.
Osmani u zotua se Kosova do të përfshihet në sistemin ETIAS, port ha që kjo nuk duhet të ndikojë në liberalizimin e vizave.