Në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, presidentja Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e ShBA-së, Linda Thomas Greenfield.
Osmani ka publikuar fotografi, teksa e ka vlerësuar ambasadoren si një personalitet i jashtëzakonshëm e që ka kontribuar për avancimin e Kosovës dhe raporteve Kosovë-ShBA, raporton Ekonomia Online.
“Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.
Postimi i plotë:
Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidenti Biden, është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.
Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.