Osmani takim me kryeministrin e Katarit, flasin për forcimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve

E publikuar: 11/12/2023 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në vizitë zyrtare në Katar.

Osmani u takua me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Jassim Al Thani. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Katarit.

“Për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë.” – tha Osmani.