Osmani: Siguria në kontinentin tonë po sfidohet, bashkëpunimi është i domosdoshëm

E publikuar: 12/11/2022 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vlerëson se siguria në kontinent po sfidohet prandaj bashkëpunimi është domosdoshmëri.

Osmani thotë se rëndësia e bashkëpunimit bëhet duke u bazuar në vlerat e përbashkëta dhe vlerat demokratike, njofton Klankosova.tv.

“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kujtojmë se presidentja Osmani gjatë ditës së djeshme ishte paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare” në Formun e Paqes që u mbajt në Paris.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020