Osmani si asnjëherë më parë: Merr në shenjë me automatik

E publikuar: 11/10/2023 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë vizitës zyrtare në shtetin kroat, Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka vizituar kompaninë e prodhimit të armëve.

Osmani ka marrë në shenjë me njërën prej armëve automatike, VHS-2, të llojit më të ri të pushkës kroate.

VHS-2 është një familje e re e pushkëve të sulmit, e projektuar dhe prodhuar në Kroaci nga kompania HS Products. Kjo gamë përfshin dy versione bazë të pushkës së këmbësorisë – pushkët VHS D2 me “madhësi standarde” dhe pushkë “kompakt” VHS K2.

“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci” – thotë ajo.