![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2024/03/419257101_948904359927437_7033784578756560226_n-850x610-compressed-630x400.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi krah emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin është takuar sot dhe pas takimit u deklaruan për media.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë, kufijtë tanë, pavarësinë, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruara e para e shtetit në llogaritë e saj në rrjete sociale, njofton Klankosova.tv.
Escobar pritet të takohet gjatë pasditës edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti, nesër.