Osmani-Senatorëve Shaheen dhe Welch: Qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabilizojnë tërë Ballkanin

E publikuar: 13/10/2023 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Pas takimit Osmani bashkë me senatorët mbajtën një konferencë për media ku treguan se ata biseduan për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.

Gjatë fjalës së saj, Osmani edhe njëherë kërkoi që terroristët t’i dorëzohen Kosovës duke theksuar se “Qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabizojnë tërë Ballkanin”.

“Qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabizojnë tërë Ballkanin. Kosova ka treguar seriozitet, në Serbia jo vetëm që nuk distancohen por ka vendas që atyre t’u jap mbështetje. Mënyra më mirë është që Serbia të mbahet përgjegjëse e që terroristët t’i dorëzohen Kosovës. Republika e Kosovës është përkushtuat të punojë me aleatët amerikan dhe të gjithë të tjerët. Ne do të kërkojmë drejtësi për rreshterin Afrim Bujnakun dhe aktin e agresionit të Serbisë”.

Më tutje Osmani ka thënë se çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikanë është një dritare e re e bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve tona.