Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, takoi sot kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Temë e këtij takimi ishte shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave veriore si dhe zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.
Tutje, u bë e ditur se Osmani së shpejti pritet t’i thërrasë për takim edhe kryetarët e partive politike në vend që të diskutohet për këtë çështje.
“Presidentja u informua nga z. Radoniqi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, bëhet e ditur se në këtë takim, Osmani theksoi se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve.