“Sa më shumë që unë punoja me opozitën dhe siguroheshim që votat vërtetë do jenë aty, ju e dini e ka konfirmuar edhe kryetari i LDK-së që nuk ka pasur qëndrim refuzues në raport me emrin tim…Kur u qartësua që ka shanca që unë të zgjedhem, nga kryeministri Kurti më erdhi një vlerësim i ri, që ishte GP i LVV-së dhe ai personalisht nuk e përkrah kandidaturën time”, tha presidentja Vjosa Osmani.
“Sic ja kam bërë të qartë atij unë nuk jam e as e lidhur me këtë pozitë është në dëm të ineteresit të shtetit tonë për shkak të momentumit që na u hap me SHBA-në”, vijoi Osmani te gazetari Çim Peka.
“Pas zgjedhjeve fillimisht është thënë i kemi 57 vota do jetë problem me opozitën, e kemi diskutuar hapur që duhet punuar me opozitën…Kam diskutuar individualisht me deputetë të LDK-së dhe partive të komuniteteve joshumicë dhe duke ardhë te një konkluzion që 80 vota do bëheshin pa asnjë problem. Sikur unë të propozohesha si kandidatja e vetme e LVV-së dhe ta kishim një kandidat tjetër formal jam e bindur që sot do kishim presidente e Qeverinë Kurti”, tha tutje Osmani.


















