Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që nuk e njohën frikën

E publikuar: 11/01/2026 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujton patriotët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Ajo tha se ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, patriotët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ranë heroikisht në përballje me forcat e regjimit serb.

“Dy djem që nuk e njohën frikën dhe i dhanë gjithçka lirisë së Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo më tej ka thënë se si ideatorë të Komitetit të Studentëve, ata i paraprinë Pranverës Studentore të vitit 1981, duke qenë kumt i hershëm i përpjekjes së madhe për çlirim.

“Rënia e tyre heroike shënoi fillimin e një kontributi që do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë për lirinë e Kosovës. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha jetojnë te secili prej nesh që mban në zemër atdheun, në çdo hap që bën Kosova dhe janë dëshmi se guximi dhe flijimi i tyre janë respekt dhe kujtesë e jona e përhershme”, shkruan Osmani.

https://kosovapress.com/41-vjet-nga-renia-e-deshmoreve-rexhep-mala-e-nuhi-berisha

Ndërkaq, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm. Ata vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative