Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi qindra persona kanë mbetur të vdekur pas bombardimit të spitalit në Gaza.
Osmani ka shkruar në rrjetin “X” se jetët e pafajshme duhet të mbrohen, pasi janë civilët ata që vuajnë më së shumti në çdo konflikt.
“Është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt.”
Afro 500 persona kanë humbur jetën të martën pasi aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur një spital në Gazë.