Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Moldavi, prej ku ka publikuar pamje nga pritja e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani ka thënë se ka pasur edhe diskutime me miq lidhur me zhvillimet në veri të vendit, raporton Express.
“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.