Osmani publikon pamje nga pritja me nderime të larta shtetërore që iu bë në Malajzi

E publikuar: 02/05/2025 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Malajzi, me ftesë të Kryeministrit të këtij vendi, Anwar Ibrahim.

Sot, ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, pamje nga pritja me nderime të larta shtetërore që i është bërë atje, teksa ka falenderuar për mikpritjen.

“Pritja me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya në Malajzi. Faleminderit Kryeministër Anëar Ibrahim për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani.